Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PDK dhe LDK thërrasin konferencë për media, mësohet arsyeja

Gazeta10
06 December 2023 - 8:08

Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thirrur për nesër konferencë për media.

PDK do ta mbajë konferencën prej orës 11:15, kurse LDK ka ftuar konferencë prej orës 11:00. Ajo do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.

Mësohet se se thirrja e konferencës nga ana e PDK-së lidhet me rezultatet në testin PISA.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar në këtë rezultat.

“Rezultatet, të cilat janë bërë publike sot, kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh se në këtë cikël të testimit, që u organizua në pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Kritika të shumta pati sidomos nga partitë opozitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.