Gazeta10

PDK e LDK: Kurti s’do të negociojë asgjë, AAK-ja kritikon Kurtin, por jo planin e BE-së

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

PDK dhe LDK, kanë hedhur dyshime se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të negocioj sa i përket zbatimit të planit franko-gjerman. Sipas kryesisë së këtyre dy partive, Kurti është pajtuar me çdo gjë në atë plan dhe mbetet vetëm çështje ditësh nënshkrimi i marrëveshjes, bashkë me aneksin e zbatimit. Ndërsa, nga AAK-ja kanë thënë se vazhdojnë ta përkrahin planin evropian, por kanë kritikuar mënyrën se si Kurti po e zhvillon dialogun.

Pas vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laiçak, dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hedhur dyshimet e tyre ndaj kreut të ekzekutivit kosovar, se mund të negocioj në planin BE-së për dialogun.

Nga PDK-ja vlerësohet se kryeministrit Kurti i ka mbetur të shkojë vetëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

E më kritikues karshi kreut të ekzekutivit është paraardhësi i tij, Avdullah Hoti.

Deputeti i LDK-së, thotë se Kurti e ka degraduar dialogun dhe sipas tij të vetmin negocim që do ta bëjë është ai i modalitetit për statusin e Kishës Ortodokse dhe i vetë menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë.

Kritika për mënyrën e zhvillimit të dialogut ka edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndryshe nga partitë e tjera opozitare, thotë se e përkrah Planin Franko-Gjerman.

Madje, ai ka një qëndrim ndryshe për takimin e 18 marsit në Ohër.

Të enjten dhe të premten në Kosovë ka qëndruar emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laiçak. Pas takimeve me krerët e shtetit dhe subjektet opozitare, ai tha se janë përmbushur pritshmëritë e tij nga pala kosovare për zbatimin e planit të BE-së për dialogun.

Laiçak do të udhëtoj javën e ardhshme edhe në Beograd për të parë perspektivën e tyre për planin e BE-së.

Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut, ku pritet të diskutohet plani i BE-së për dialogun dhe aneksi për zbatimin e tij./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut