Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK i reagojn Muratit: Po bën manipulim të paskrupullt

Gazeta10
31 March 2024 - 16:55

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi që ky i fundit tha se invesimet kapitale asnjëherë nuk kanë qenë më shumë në rritje.

Mustafa përmes një postimi në Facebook tha se Murati po bën “manipulim të paskrupullt”.

“Ta paraqitësh nivelin e investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt dhe tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv. Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë!”, shkroi ai.

Sipas Mustafës vlera e shpenzimeve kapitale e vitit 2023, “është e ngjashme me nivelin e shpenzimeve kapitale të vitit 2012, kur buxheti i Kosovës ka qenë sa gjysma e atij të vitit 2023”.

“Nëse e marrim parasysh inflacionin prej rreth 30% që nga viti 2012, atëherë e kuptojmë se investimet kapitale të vitit 2023 madje vlejnë më pak se ato të vitit 2012 për rreth 30% në terma real.

Në vitin 2012, 38.5% e buxhetit shkonte për investime kapitale të cilat janë të domosdoshme për zhvillim e mirëqenie, ndërsa në vitin 2023 investimet kapitale përfaqësojnë më pak se 20% të gjithsej shpenzimeve”, shkroi ai.

“Kjo pra është rruga kah po na çon kjo qeveri! Taksat e qytetarëve dhe bizneseve nuk po i shfrytëzojnë për zhvillim, por për të financuar skema të ndryshme populliste që në Kosovë po lënë pak e hiq gjurmë, ndërsa po e financojnë importin nga vendet tjera”, shkroi Arben Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.