
Deputetja e Partise Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit është shprehur se janë 24 pika të mbetur të cilat do të shqyrtohen në Kuvend, raporton Gazeta10.
Ajo ka treguar se gjatë ditës së enjte në rend të ditës pas përfundimit të raportimit nga kryeministri për marrveshjen e Ohrit, PDK ka kërkuar shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari.
“Në ditën e enjte Partia Demokratike e Kosovës pret që pas përfundimit të raportimit të kryeministrit për marrëveshje që ka kaluar në Ohër të kem edhe shakrimin e zonjës Hajdari për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikur por jo vetëm ne por edhe qytetarë të Kosovës në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, është shprehur deputetja e PDK-së./Gazeta10