
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur në një konferencë për media se partia e tij e pranon propozimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për zgjedhjen e Justina Pulës si Presidente të Kosovës.
Hamza ka thënë se PDK-ja ka pasur edhe propozimin e saj për kreun e shtetit, duke përmendur deputeten Eliza Hoxha.
Megjithatë, sipas Hamzës, PDK-ja është e gatshme të mbështesë propozimin për Justina Shiroka Pulën, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale.
Ai ka theksuar se qëllimi është që Kuvendi të funksionalizohet dhe të votojë për çështjet që janë në rend të ditës./Gazeta10