
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, se i njëjti nuk ka ndërmarrë asgjë për lirimin e disa lokaleve që janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Peci ka thënë se përveç ndihmës që kanë kërkuar nga policia dhe prokuroria, më Ramën janë dakorduar që të ndërmerret një aksion përmes inspektoratit, por që sipas tij nuk u bë, shkruan Gazeta10.
“Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse ska se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë.
Përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çeshtjeje kemi kërkuar edhe nga Kryetari i Prishtinës me të cilin jemi dakorduar që ta ndërmarrë një aksion përmes inspektoriatit. Përkundër dakordimin me gjasë nuk i ka pa edhe 3 kërkesat e drejtuara përmes emaili, që ta lirojë pronën e Ministrisë dhe t’ia kthejë titullarit.”, ka shkruar ai.
Tutje, ministri ka thënë se Prokuroria i posedon me fakte emrat e atyre që i kanë mundësuar këto veprimtari./Gazeta10