Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Peci: Distancohem nga çdo lloj dhune ndaj fëmijëve, nuk jam përgjegjës për veprimet e kamarierit

Gazeta10
25 December 2022 - 20:05

Ministri Faton Peci ka reaguar pasi kryetari i PLE-së, Veton Berisha ka publikuar një video ku një vajzë nga komuniteti joshumicë nxirret me forcë nga lokali ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë.

Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të mbahet përgjegjës për ndonjë veprim që ndodh në ndonjë lokal ku ka qëlluar rastësisht.

“Së pari, distancohem nga secili akt që përcjellë dhunë ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, e ndaj fëmijëve në veçanti, pa dallim feje, etnie a komuniteti”.

“Së dyti, në mungesë të skandaleve në institucionin të cilin e udhëhiqi si dhe për t’i zbehur sadopak sukseset në sektorin e bujqësisë, nuk janë të paktë ata që ditë e natë më ndjekin hap pas hapi duke xhiruar vazhdimisht, për të gjetur apo për ta shpikur ndonjë moment në të cilin unë kryej “veprime skandaloze””.

“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali”, ka shkruar Peci.

“Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.

Ministri i Bujqësisë thotë se përkrahja për komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë.

“Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkimlëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.