
Drejtori Ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.
Peci ka thënë se një vendim i tillë është një nga vendimet më të errëta që është marrur nga ndonje qeveri e Kosoves në periudhen e pasluftes.
“Ky akt qe do te shenohet ne historine e Kosoves si sulmi me i rende ndaj lirise dhe pavaresise se mediave ne periudhen e pasluftes. Nuk e di as vet se si mu kujtua ne kete moment 5 korriku i vitit 1990 kur u mbyll RTP ne gjuhen shqipe! Cfare ndodhi sot eshte e patolerueshme, dhe nuk mund te tolerohet” shkruan Peci.
Reagimi i plotë: