
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” do të luhet akti i tretë gjysmëfinal i “Play-Offit: të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Yllit.
Peja në këtë ballafaqim do të synojë kalimin në finalen e madhe, ndërsa Ylli do të mundohet të ngushtojë serinë gjysmëfinale në 2-1 dhe të vazhdojë luftën për mbrojtjen e titullit kampion.
“Verdhezinjët” po avansojnë 2-0 në seri, pasi triumfon në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 85-82, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan si mysafir me rezultat 76-86.
Pejanët edicionin e rregullt të garave e pëfunduan në pozitën e dytë në tabelë dhe u kualifikuan automatikisht në gjysmëfinale, ndërsa Ylli edicionin e rregullt e përfundoi në pozitën e tretë dhe në çerekfinale eliminoi Vëllaznimin.
Peja po kalon në formë mjaft të mirë që nga ardhja e trajnerit Rami Hadar dhe synojnë që këtë edicion të shpallen kampion për herë të parë që nga viti 2013.
Në anën tjetër, Ylli këtë edicion tenton të shkruajë historinë duke e fituar titullin për herë të tretë radhazi, por për të arritur një gjë të tillë sonte duhet ta mposht Pejën në shtëpi.
Kjo përballje starton me fillim nga ora 20:30.