Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Peja – Trepça/ zhvillohet akti i dytë i serisë finale të play-offit

Gazeta10
05 May 2023 - 11:15

Këtë vikend, do të zhvillohet ndeshja e dyte e serisë finale të play-offit ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Peja do të jetë nikoqir i skuadrës mitrovicase, me duelin që do të luhet ditën e diel në palestrën “Karagaqi” me fillim nga ora 17:00.

Ndeshjen e parë ishte Trepça ajo e cila arriti fitoren, ku në një “Minatori” të stërmbushur ata ia dolën të triumfojnë me shifrat 94:86.

Për të siguruar kalimin në finalen e madhe, Peja e mposhti Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, seri kjo që  u mbyll 3-1 në të mirë të pejanëve, ndërsa “Xehtarët” në këtë fazë mposhtën skuadrën nga kryeqyteti Prishtinën me rezultat 3-2 pas 5 ndeshje të luajtura.

Këto dy skuadra janë përballur 4 herë mes vete në sezonin e rregullt ku secila prej tyre ka nga 2 fitore.

Kujtojmë se ekipi që arrin i pari 3 fitore në këtë seri të finaleve, shpallet kampion i “Prince Caffe Superligës” në basketboll për sezonin 2022/2023.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.