Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pelosi mbylli vizitën në Tajvan e cila e tërboi Kinën

Gazeta10
03 August 2022 - 13:35

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, u largua nga Tajvani pasi u zotua për solidaritet dhe përshëndeti demokracinë e tij, duke lënë prapa zemërimin kinez për vizitën e saj të shkurtër në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e pretendon si të tijin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Pelosi, delegacioni i së cilës bëri një ndalesë të paparalajmëruar por të ndjekur nga afër në Tajvan të martën vonë pas vizitave në Singapor dhe Malajzi. Ajo kishte planifikuar të vazhdonte turneun e saj aziatik me ndalesa në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Avioni i saj u ngrit nga një aeroport në kryeqytetin Taipei rreth orës 18:00 (1000 GMT) me orën lokale. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.