Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Për 10 muaj, 2,273 raste të dhunës në familje (VIDEO)

Gazeta10
03 December 2022 - 19:36

Raporti:Arza Kastrati

Numër i madh i rasteve të dhunës në familje po vazhdon të raportohet në Kosovë, derisa viktima në të shumtën e tyre janë gra. Vetëm për 10 muajt e parë të këtij viti, mbi 2 mijë e 200 raste të dhunës në familje u raportuan në polici, megjithëse, një numër i madh i personave që ushtruan dhunë, u liruan në procedurë të rregullt. Nga shoqëria civile kanë ngritur kritika ndaj institucioneve të drejtësisë, derisa kanë thënë se me lirimin e këtyre personave, po rrezikohen viktimat.

2 mijë e 273 raste te dhunës në familje janë raportuar vetëm në 10 muajt e parë të këtij viti në Kosovë, derisa numri më i madh i viktimave janë gra.

Mirëpo, jo të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë, janë dërguar në mbajtje.

Një numër i madh i personave të dyshuar për dhunë në familje, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Nga shoqëria civile kanë ngritur kritika në drejtim të institucioneve të drejtësisë, derisa kanë thënë se me lirimin e këtyre personave po rrezikohen viktimat.

Liridona Berisha nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Kërkime ka thënë se vrasja e dy grave brenda një jave flet mjaftueshëm për moseriozitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Ndërsa, avokati Nasuf Hasani ka thënë se për ta parandaluar këtë fenomen ekziston Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Brenda vetëm një jave në Kosovë dy gra u privuan nga jeta, njëra nga bashkëshorti i saj, e tjetra nga ish- bashkëshorti.

Një hallkë e gjerë e institucioneve të shtetit, me muaj të tërë dështuan të ofronin mbrojtje për 35-vjeçaren shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së, nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte i njohur për organet e hetuesisë, por që ishte lënë i lirë. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.