
Ekipit mbrojtës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë i është bashkuar edhe një figurë e fuqishme.
Nga tani e tutje, në mbrojtje të Thaçit do të jetë edhe ish-zyrtari amerikan Joe Reeder.
“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores, Sekretari njofton Trupin Gjykues II për miratimin e z. Joe Reeder (‘Z. Reeder’) si bashkë-avokat i z. Hashim Thaçi (‘Z. Thaçi’). Më 6 prill 2023, avokati i z. Thaçi, z. Gregory Kehoe (‘Z. Kehoe’ ose ‘Avokati’), e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se do të dëshironte të ndihmohej nga z. Reeder si Bashkë-Avokat. Avokati ofroi të gjithë dokumentacionin përkatës në përputhje me seksionin 18 të Direktivës për avokatin.Z. Reeder pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin. Më 12 Prill 2023, Sekretari aprovoi z. Reeder si Bashkë-Avokat të z. Thaçi në përputhje me nenin 18 të Direktivës për avokatin.5. Në bazë të rregullit 82(3) të Rregullores, Aneksi 1 është paraqitur në mënyrë konfidenciale, pasi përmban informacione personale në lidhje me avokatin dhe bashkë-avokatin”, bëhet e ditur në një parashtresë të Speciales.
Joe Robert Reeder është një avokat nga Shtetet e Bashkuara i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997.
