Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfshirja e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, mbështet Serbinë për muri

Gazeta10
07 December 2023 - 8:17

Serbia tanimë është vënë me shpatulla për muri, pas Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të zbatimit të saj. Paralajmërimi se ky aneks do të vendoset në kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian, ka shqetësuar pushtetin në Beograd. Për më tepër, vendi fqinj ndodhet në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.

Nëse Brukseli vendos anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si kusht për Serbinë, në negociatat për anëtarësim në Bashkimin e Evropian, kjo do të thotë se unioni nuk e dëshiron Serbinë pjesë të saj.

Kështu tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas njoftimit se nga Serbia do te kërkohet përfshirja e marrëveshjes se Ohrit ne Kapitullin 35, i cili monitoron progresin ne dialog. Por, analistët deklarojnë se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes se Ohrit, u njoftua se ky Kapitull do të ndryshohej me elemente të zbatimit.

Një pjesë e opozitës mendon se zyrtarët më të lartë evropianë kanë treguar qartë se marrëveshja e Ohrit është kusht për integrimin evropian e Serbisë.

“Cila është alternativa nëse nuk pranohet plani i Perëndimit. Është e nevojshme t’i shpjegohet qytetarëve se duhet ta pranojmë përfundimisht planin perëndimor për Kosovën, dhe jo vetëm me fjalë siç e pranoi Vuçiqi, e më vonë e mohoi në Serbi dhe filloi për ta mohuar në komunikim me BE-në. E ardhmja jonë e afërt varet përmes refuzimit ose pranimit të këtij plani”, thotë Zoran Vulletiq, nga Forumi Demokratik Qytetar.

Lidhja e marrëveshjes për normalizimin me integrime evropiane është paraparë me vetë aneksin e Ohrit. Tani mbetet të shihet se cilat do të jenë obligimet e Serbisë . Ndërkohë, Serbia është në fushatë elektorale, për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.