
Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në rivarrimin e Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes në Rracaj.
Ajo dyshohet se është vrarë në rrethana të orkestruara.

Të dyshuarit për vrasjen e saj janë burri saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Ajo para disa dite ishte varrosur në fshatin Cermjan, por me kërkesën e familjes ajo është rivarrosur në fshatin e saj të lindjes Rracaj. /Gazeta10/