Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundon faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, Milani siguron kalimin tutje

Gazeta10
02 Nëntor 2022 - 22:55

Ka përfunduar faza e grupeve të Ligës së Kampionëve për këtë edicion.

Në ndeshjet e fundit të kësaj faze janë mësuar emrat e plotë të ekipeve që kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Milani ka siguruar fazën e eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas fitores që e arriti ndaj ekipit austriak, RB Salzburg, me shifrat 4-0.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, Chelsea e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat të ngushtë 2-1.

Paris Saint- Germaini ka triumfuar në udhëtim ndaj Juventusit dhe me këtë triumph parisienët kanë siguruar pozitën e liderit në grupin H.

Juventusi përkundër humbjes kanë siguruar një vend në Europa Ligë.

Kampioni në fuqi i këtij kompeticioni, Real Madridi e ka përmbyllur fazën e grupeve me një fitore të thellë ndaj Celticut me rezultat 5-1.

Fitore ka arritur edhe Manchester City pasi e mposhtën në shtëpi Sevillën me shifrat 3-1.

Rezultatet nga ndeshjet tjera në mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve janë: Shakhtar Donetsk – RB Leipzig 0-4, Kopehagen – Dortmund 1-1 dhe Maccabi Haifa – Benfica 1-4.

Ekipet që kanë janë kualifikuar në fazën e eleminit direkt në Ligën e Kampionëve janë: Napoli, Liverpool, Porto, Club Brugge, Bayern Munich, Inter, Tottenham, Eintracht Frankfurt, Chelsea, Milan, Real Madrid, RB Leipzig, Manchester City, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germaini dhe Benfica.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.