Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përfundon konferenca e përbashkët Kurti-Nehammer, dialogu në mesin e temave (VIDEO)

Gazeta10
12 Janar 2023 - 14:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe kancelari austriak, Karl Nehammer, kanë përfunduar konferencën e tyre të përbashkët në Vjenë ku ndër të tjera dialogu ishte një nga temat e diskutimit, raporton Gazeta10.

Kancelari austriak, Karl Nehammmer, ka thënë se është me rëndësi që partnerët ndërkombëtare të ju japin hapësirë Kosovës dhe Serbisë që ata të vendosin se sa larg duan të shkojnë në negociatat e tyre.

“Është me rëndësi që partnerët ndërkombëtar të lënë aq hapësirë që të dyja shtetet të mund të vendosin se sa larg duan të shkojnë me negociatat e tyre”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vizita e tij në Austri është vizita e tij e parë jashtë vendit për këtë vit.

“Kjo është vizita ime e parë jashtë vendit këtë vit”, ka thënë Kurti.

Duke folur për aplikimin për anëtarësim në BE, ai tha se e vlerëson mbështetjen e Austrisë në këtë drejtim.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Austrisë për apikimin tonë”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai ka thënë se Kosova e ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe i është bashkuar sanksioneve të Europës kundër Rusisë.

“Kosova menjëherë ka dënuar invadimin rus dhe agresonin ushtarak rus në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”, ka thënë ai më tej.

Kurti në fund e ka ftuar për vizitë kancelarin austriak.

“Zotri kancelar jeni zyrtarish i ftuar dhe ju falënderoj edhe juve për ftesën”, ka thënë Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.