
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës me vendasit që arritën të përmbysin rezultatin 2:1 dhe duke shënuar fitoren e parë në histori të saj në Ligën e Kombeve.
Të parët kaluan në epërsi Dardanët me golin e shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 58-të të ndeshjes.
Mirëpo vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 82-të të takimit me anë të Ëhite, derisa fitoren e arritën me golin e shënuar në minutën e 89-të.
Mageniss ishte ai i cili shënoi për fitoren e parë të Irlandës së Veriut, derisa kjo ishte humbja e tretë këtë edicion për Kosovën./Gazeta10/