
Skuadra e Prishtinës është në epërsi prej dy golave përball Dukagjinit pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës në futboll.
Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina shënoi dy gola në fillim të ndeshjes, ndonëse pati edhe shumë raste shënimi që nuk i shfrytëzoi.
Golin e parë për Prishtinën, e shënoi sulmuesi Leotrim Kryeziu (9’) pas asistimit të amerikanit Jalen Blesa.
Ndërsa, në minutën e 20-të, ishte sulmuesi Blesa që shënoi me kokë për rezultatin 2:0./Gazeta10/