Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Andorrë, e cila po luhet në kuadër të kualifikimeve të kampionatin europian “EURO 2024”.
Rezultati pas 45 minutave lojë vazhdon të mbetet 0-0.
Kosova ishte më dominuese në pjesën e parë, por që nuk kishin edhe shumë raste konkrete për gol.
Kosova gjendet në grupin I të kualifikimeve, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Andorrën, Rumaninë dhe Bjellorusinë.