
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë.
Kjo ndodhi pasi që në seancën e sotme ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari numër 7 kundër krerëve, shkruan Gazeta10.
Sipas njoftimit nga Specialja, gjyqi do fillojë sërish me 12 qershor në ora 09.00.
Deri atëherë palët pritet të dorëzojnë modele te trupi gjykues, duke ofruar shembuj se si mund të mbahen seancat më shumë publike./Gazeta10