
Ligji për pagën minimale dhe mospërfshirja e veteranëve në të, ka përplasur ashpër Adrian Çollakun, Fatime Hajdarin e Krenar Shalën në Politiko.
Çollaku ka insistuar se përjashtimi i veteranëve nga ky Ligj është bërë me koordinim të kryeministrit Kurti dhe Listës Serbe.
Ndërsa, Hajdari nuk u pajtua me të, për çka edhe i reagoi atij ashpër.
“Mimoza Kusari me gjithë respektin për të si grua, nuk është modeli që e pëlqej në politik. Nuk është asnjë koordinim. Besom, që s’ka nevojë qeveria për favore të mija. Kjo çka po thuhet këtu është qesharake dhe për marre. Nëse kanë mbetë për ndihmën time dhe të Krenarit, i ka marrë pusi. Kanë mbetë jashtë, se s’ka buxhet.”, u shpreh Hajdari.
Derisa Çollaku ka insistuar në qëndrimin e tij për bashkëpunim mes VV-së dhe Listës Serbe.
“Nuk i bën favor as qeverisë, besom. S’ki nevojë. Ti s’dinë kurgjo. Unë e them një fakt, që veteranët kanë mbetur jashtë Ligjit për pagën. Vazhdoj ta them një fakt që Lista Serbe dhe Albin Kurti janë koordinua për të mos i futur vetëranët në pagën minimale.”, tha tutje Çollaku.
Pas kësaj, ka ndërhyrë edhe Krenar Shala.
“Qysh folin këta, i ndihmojnë Vetëvendosjes. S’ka nevojë Krenari me ju ndihmu. Krenari ndoshta i ndihmon bile. Është me rëndesi pushteti.”, u shpreh ai.
Më poshtë momenti i plotë. /Gazeta10