
KOSTT-i i ka kërkuar sot KEDS-it që të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike, pasi ka rënë nga sistemi njësia A3.
Sipas njoftimit të KEDS, në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojnë mirëkuptimin e tyre.
“Aktualisht kufizimet janë dyorëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më lehtë. Së bashku mund t’ia dalim”, thuhet në njoftim./Gazeta10