Një shërbesë përkujtimore është mbajtur në Malin e Zi për 12 viktimat e masakrës që ndodhi ditën e parë të vitit.
Ceremonia në qytetin Çetinje u ndoq nga familjarë të viktimave si dhe përfaqësues të politikës dhe kishës.Masakra ndodhi të mërkurën, kur një person nisi të qëllonte në një bar, duke shkaktuar përveç 12 viktimave edhe 4 të plagosur.
Autori, i identifikuar si 45-vjeçari Aco Martinović, vdiq pasi qëlloi veten në kokë.
Episodi i rëndë, i dyti i këtij lloji në Çetinje, ka shkaktuar zemërim dhe dëshpërim në Malin e Zi.Autoritetet kanë nisur shqyrtimin e mënyrave të reja për të kufizuar armët ilegale, me Këshillin e Sigurisë Kombëtare që ka njoftuar marrjen e masave për konfiskimin e armëve të paregjistruara.
Kryeministri Milojko Spajić deklaroi se edhe poseduesit e armëve të regjistruara do t’i nënshtrohen kontrolleve të reja psikologjike.Ai gjithashtu premtoi ndëshkime “drakoniane” për ata që mbajnë armë ilegalisht. Euronews.al