Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përkujtohet masakra në familjen Berisha (Video)

Gazeta10
26 March 2023 - 20:29

Raporti: Bleona Dallaveraj
Janë bërë 24 vjet prej rënies së familjes Berisha në Suharekë. Kryetari i kësaj komune së bashku me organizata të luftës e me familjarët e të rënëve kanë kujtuar 26 marsin e vitit 1999. Ata kanë kërkuar drejtësi për gjenocidin serb. E në një rrëfim për Kanal10 i mbijetuari i kësaj masakre, Gramos Berisha, tregon për tmerrin që përjetuan 24 vjet më parë.

Bashkë me pranverën, për familjen Berisha në Suharekë, çdo vit vjen edhe një copë vuajtje nga përkujtimi i masakrës, të cilën e përjetuan 24 vite më parë.

Pikërisht në këtë kafene 26 marsi i vitit 1999 do të ishte i tragjik, pasi forcat serbe i kishin mbyllur në këtë vend rreth 50 persona, të cilët më pas i pushkatuan.

Në këtë masakër, serbet nuk i kursyen as fëmijë, as gra shtatzëna, burra e pleq të kësaj familje.

Brenda këtyre katër mureve, paramilitarët serb kishin hedhur bomba për tu siguruar që askush nga ata të mos dalë i gjallë nga aty.

Por për ta dëshmuar tmerrin e 26 marsit të gjallë nga kafeneja kishin dalë Gramozi nëna e tij Vjollca Berisha dhe kushërira, Shyhretja, si të mbijetuarit e vetëm.

Për ta dhimbja e humbjes së personave më të dashur nuk shuhet kurrë.

Dhimbjen më të rëndë sipas familjarëve po e bënë edhe vetë fakti që akoma nuk janë kthyer kufomat e personave të zhdukur tash e 24 vite nga ky akt.

Pranë pllakës përkujtimore në të familjes Berisha në Suharekë, homazhe ka bërë edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe personat e pagjetur.

Tre të mbijetuarit gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, kishin kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje, ku edhe kishin shpëtuar.

Sipas rrëfimeve të tyre, në kamion kishte pasur edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.