
Një përleshja fizike në mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kry e mediave botërore.
Për këtë përleshje ka raportuar edhe Daily Mail kur Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës iu afrua kryeministrit Albin Kurti, të cilin e gjuajti me ujë.
Mjaftoi vetëm ky veprim që deputetë të opozitës dhe pozitës të përleshen fizikisht, duke detyruar edhe sigurimin që të futet brenda sallës për ta vënë nën kontroll situatën.
Kujtojmë që seanca e parlamentit të Kosovës, është anuluar përkohësisht derisa u qetësua situata dhe më pas u vazhdua.
Ndryshe lidhur me dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, i cili dënoi përleshjen fizike.