
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ecur përgjatë shesheve të kryeqytetit.
Me këtë rast komuna e Prishtinës ka organizuar edhe Koncertin në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosjen e flamurit kombëtar.
Kryetari Rama, tha se të gjithë të bashkuar duhet të punojnë për një të ardhme të qëndrueshme në rajon e botë. Shqiptarët tha ai janë një, përderisa diasporën e quajti ambasadorin më të mirë që po na bënë krenarë kudo.
“Shihet që neve nuk na ndal as shiu e as bora të jemi bashkë e të festojmë bashkë gjithmonë, jemi një. Janë ambasadorët tanë kudo që janë në botë. Jemi krenar që kemi një diasporë fenomenale në gjithë botën e cila na bëtë që të mburremi. Shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës”.