Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Përpjekje për t’u implikuar në zgjedhjet në Kosovë / Shala për takimin Hamza – Rama

Gazeta10
27 November 2024 - 21:35

Anëtari i PSD-së, Asdren Shala, e ka komentuar takimin e sotëm të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, këtë takim e ka quajtur përpjekje për t’u implikuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Tutje, Shala ka deklaruar se Rama nuk duhet ta bëjë gabimin që bëri Kurti.

“Në rrafshin parimor është në rregull, por në rrafshin strategjik për mua është e dobët, nga ana e Ramës është përpjekje për t’u implikuar në fushatën në Kosovë, që nuk bën me ndodh, nuk duhet me e bë Rama gabimin e Kurit që u përzi atje në Maqedoninë e Veriut, prandaj për mua këto takime janë komplet elektorale dhe nuk kanë as të mira e as rezultat të mirë për Z.Hamza dhe tregon që këta kanë deshtu për me i tregu qytetarit çka do të bëjnë dhe prandaj bëjnë këso. Unë nuk besoj që ajo personalja e Kurtit me Ramën ka ndikuar në raportet Kosovë-Shqipëri”, ka thënë Shala. /Gazeta 10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.