Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Përplasje e ashpër Kadrijaj e Shala i PSD-së: Kurti s’mund të bëj hajgare me opozitën

Gazeta10
08 November 2022 - 18:06

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj dhe anëtari i Kryesisë së PSD-së, Azdren Shala janë përplasur në Info10 për takimin e kryeministrit Kurti me liderët  opozitar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Teksa ka përmendur mungesën e një plani konkret, Kadrijaj ka shtuar se kryeministri Kurti nuk mund të bëj “hajgare me opozitën”, shkruan Gazeta10.

“Kurti s’mundet me bë hajgare me opozitës. Por, nëse nuk i kishin shkuar liderët në takim, nuk kishim mujt me ditë se çfarë është duke ndodhur. Në momentin që e kemi pa që s’ka plan konkret, opozita e ka kundërshtuar. Unë s’jom Albin Kurt. Unë s’mundem me të dhanë përgjigje se çfarë mendon Albin Kurti. Ju keni qenë pjesë përbërëse e VV-së, ne asnjëherë s;kemi bashkëpunuar me atë”, iu drejtua ashpër Kadrijaj Shalës.

Derisa Shala ka insistuar se opozita s’do të duhej t’i shkonte në takim Kurtit.

“Na e kemi një përgjigje, s’bën me i shku Albinit në takim”, tha Shala në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 May 2026
Uncategorized
10 May 2026
Uncategorized
24 April 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.