
Darka e kryeministrit Albin Kurti me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, është tema që po diskutohet në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Në këtë debat janë përplasur ashpër komentatori politik Fidan Rama dhe deputeti Mefail Bajqinovci.
Rama i është drejtuar Bajqinovcit duke i kërkuar që mos t’i referohet në çdo çështje kryeministrit Kurti.
“…ti a po done me fjalë të Albin Kurtit, ju jeni deputet z. Bajqinovci” , i është drejtuar Rama deputetit Bajqinovci ppërderisa debatonin për marrëveshjet ndërkombëtare.
Bajqinovci ka insistuar se VV sa ishte në opozitë kishte votuar 260 marrëveshje ndërkombëtare.
Në anën tjetër, Rama ka sfiduar deputetin duke i thënë që le t’i numëron vetëm 3 marrëveshje ndërkombëtare që VV kishte votuar sa ishte në opozitë.
“Nuk mundësh në mënyrë të verbër me pajtuar me gjithçka që thotë kryeministri Kurti”, i wshtw drejtuar Rama deputetit Bajqinovci. /GAZETA10/