Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Përshtypjet e Shkupit për vizitën e Kurtit”- Xhezairi: Ia dolën të ulin tensionet

Gazeta10
05 August 2024 - 18:28

Thuajse në javë pas incidentit të presindetes Osmani në aeroportin e Shkupit, kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi takim zyrtar atje së bashku me disa ministra, raporton Gazeta10.

Analisti nga Shkupi, Seladin Xhezairi i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10 deklaroi se kjo vizitë e kryeminsitrit Kurti uli tensionet mes dy shteteve fqinje.

“Shkupi zyrtar, pjesa maqedonase në krye me kryeminsitrin por edhe ajo shqiptare e qeverisë janë të kënaqur në sensin se ia dolën të ulin tensionet e shkaktuara me incidentin e pazakont me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, deklaroi Xhezairi.

Tutje, Xhezairi mes tjerash përmendi edhe deklaratën e Kurtit gjatë vizitës atje se do mirëpres raportin zyrtar maqedonas.
“Ishte kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ai i cili tha se do të mirëpres raportin përfundimtar të palës maqedonase për gjithë ata çka ndodhi për çka se Minsitria e Punëve të Jashtme të Kosovës i dërgoi një notë do të thoja të ashpër proteste Shkupit Zyrtar”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.