
Sonte në Tiranë është përuruar Abetarja e përbashkët dhe unike e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë event ka qenë e pranishme ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, ajo e Kosovës, Arbërie Nagavci, ministri nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri, dhe po ashtu kryeministri Edi Rama, fëmijë e mësues.
Gjatë fjalës së saj, Kushi tha se kjo është mënyra më e mirë për të uruar vitin e ri shkollor, që nis të hënën e po ashtu njoftoi fillimin e punimeve të kongresit të arsimit.
“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.
Në Kosovë, abetarja u përurua më 1 shtator, datë që përkonte edhe me fillimin e vitit shkollor atje, gjë që nuk ndodhi për shkak të grevës. /Gazeta10