Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përurohet shtatorja e Anton Çetës në Prishtinë

Gazeta10
28 November 2022 - 19:20

Raporti: Val Ajazi / Kanal10

Për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë u zhvilluan aktivitete të ndryshme, me këtë rast u zbulua edhe shtatorja e Anton Çettës ku nga u vlerësua lartë vepra e tij. U organizuan festivale, panaire e po ashtu u kremtua me këngë e valle, shkruan Kanal10.

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në kryeqytet u zhvilluan aktivitete të ndryshme.

Pas katër viteve, në këtë ditë u përurua shtatorja e prijësit të “Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve” Anton Çetta, në ambientet e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Të pranishmit ka dhënë vlerësim të lartë veprës së veprimtarit Anton Çetta, i cili pajtoi rreth 1800 gjaqe.

Ditës së flamurit, ju shtua edhe festivali i plisave në qendër të qytetit ku u shpërndarë 500 plisa për Ditën e Flamurit, derisa një plis mbi 2 metra u vendos në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas organizatorit të këtij festivali, Alban Zeka, ky festival ka për qëllim ruajtjes e identitetit kulturor.

Edhe panairi tradicional “Blej Shqip” mblodhi një numër të madh prodhuesish nga trevat shqiptarë në Prishtinë.

Prodhues nga Shqipëria e theksuan lartë këtë panair, ngase ka hapur shumë dritare bashkëpunimi mes të dyja vendeve e po ashtu edhe për prodhuesit.

Për nder të 28 Nëntorit, në sheshet e kryeqytetit ka parakaluar edhe Togu Ceremonial i FSK-së.

Festa kremtua edhe me këngë e valle nga qytetarë të viseve të ndryshme. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.