Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përveç Brojës edhe Asani ka probleme me trajnerin, nuk e ka ftuar në katër ndeshje

Gazeta10
03 April 2024 - 14:29

 Jasir Asani është një prej lojtarëve më meritor që Kombëtarja e Shqipërisë gjatë këtij viti do të luajë në Euro 2024 në Gjermani.


Edhe pse shkëlqeu me fanellën “kuqezi”, Asani është lënë në tribuna nga trajneri i tij në Korenë e Jugut, te skuadra e Gwangju.

Mësohet se futbollisti shqiptar dhe trajneri, Jung-hyo Lee kanë probleme njëri me tjetrin, prandaj nuk është ftuar në katër ndeshjet e fundit.

Arsyeja thuhet se është dëshira e Asanit për t’u larguar nga klubi koreanë gjatë afatit të janarit, ku kishte oferta edhe nga skuadra e La Ligas.

Jasir Asani në ligën e Koresë që prej transferimit të tij ka zhvilluar 30 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asite.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.