Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq i reagon Sveçlës: Ndërhyrja e ROSU-së në veri, gjithmonë me pëlqim të KFOR-it

Gazeta10
21 August 2022 - 21:44

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka reaguar ministrtit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili të dielën tha se presidenti serb, Vuçiq ka gënjyer pasi Policia e Kosovës mund të shkojë në veri të vendit edhe pa pëlqimin e KFOR-it, shkruan Gazeta10.

LEXO EDHE: Sveçla kapet me Vuçiqin: Policia mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it

Petkoviq tha se Prishtina çdo herë e ka dërguar ROSU-në në veri, vetëm me pëlqimin e KFOR-it dhe 4 kryetarëve të komunave të veriut.

“Në vend të kësaj, Prishtina gjithmonë ka dërguar ROSU në veri, njësi të armatosura me automjete të blinduara që mund të shkojnë atje vetëm me pëlqimin e KFOR-it dhe 4 kryetarëve të komunave nga veriu, sipas marrëveshjes nga viti 2013. Dhe ata i dërgojnë të pushtojnë veriun, të dëbojnë serbë, ndalojnë mjekësinë, ngacmojnë njerëzit me duar të zhveshura. Nuk do të kalojë!”, ka shkruar Petkoviq

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.