
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar pezullimin e granteve nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci për këshilltarin e tij dhe vëllain e Fitore Pacollit.
“Kjo është korrupsion anadollak, i cili e shtin familjen në korrupsion shtetëror”, ka thënë Matoshi.
Tutje, ai ka theksuar se pezullimi i vendimeve dëshmon, siç e quajti ai, “hajninë” e pushtetarëve.
“Pezullimi është çështje etike. Me vetë faktin që vendimet janë pezullu, këta e kanë pranu fajin që janë hajna”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/