Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Phil Foden mbetet te City deri në vitin 2027

Gazeta10
03 October 2022 - 16:57

Talenti anglez, Phil Foden, ka arritur marrëveshje në parim me kryesinë e Manchester Cityt për rinovimin e kontratës, transmeton Gazeta10.

Foden pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Cityn, që e mban atë te kampioni në fuqi i Anglisë deri në vitin 2027.

Kontrata aktuale e Foden me Cityn përfundon në vitin 2024, por të dyja palët e kanë arritur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit.

Foden po kalon nëpër një formë mjaft të lartë dhe është shndërruar në një nga lojtarët kyç të ‘Qytetarëve’.

Në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë kundër Manchester United, Foden arriti që të shënoj hat-trick në fitoren e Cityt me rezultat 6-3.

Mesfushori me tipare ofanzive këtë sezon në të gjitha kompeticionet ka zhvilluar 11 ndeshje, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

22-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Manchester Cityt, ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë në vitin 2017./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.