
Kalvin Phillips pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga kampioni i Premierligës.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano shkruan sot se Juventus dhe Manchester City kanë hapur negociatat për transferimin e Kalvin Phillips të ‘Zonja e Vjetër’, raporton gazeta10.
Juve ka në plan huazimin e mesfushorin me mundësinë të blerjës së kartonit të tij nëse bindë me paraqitjet e tij.

Nga ana tjetër, Manchester City dëshiron ta largojë nga ekipi Phillips në janar në formë të shitjes, pasi nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola. /Gazeta10/