Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pikëllimi është i thellë…”, çfarë shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

Gazeta10
03 July 2024 - 13:34

“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i fortë. Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës”, këto janë disa nga fjalët që Kurti i shkroi në librin e ngushëllimeve për poetin, Ismail Kadare.

Kurti bashkë me ministra e deputetë, kanë bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadaresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.

Pas homazheve ku morën pjesë familjarët e të ndjerit, miqtë, e liderë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, arkivoli me trupin e shkrimtarit është nisur drejt varrezave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.