
Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, ku ky i fundit hynë në pushim në epërsi.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Atletico Madridi po avancon me rezultat 1:0 ndaj Real Madridit.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Alvaro Morata, i cili kaloi skuadrën e Diego Simeones në epërsi në minutën e 19’ të ndeshjes.Pjesa e parë, 1:0 në favor të Atleticos.