10 LIVE

Pjesëmarrja e Vulinit në Konferencën e Moskës, Lushtaku: Perëndimi ta dënojë Serbinë

Gazeta10
25 Maj 2023 - 0:20

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku e ka quajtur skandaloze dhe shqetësuese pjesëmarrjen e kreut të Inetelegjencës serbe, Aleksandar Vulin në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë që po mbahet në Moskë.

Lushtaku në Prime Time ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë ndaj prezencës së Vulinit, që sipas tij me këtë pjesëmarrje po tregon se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj agresionit rus në Ukrainë.  

“Jemi në shekullin e ri, por me një Serbi të vjetër. Po shihet qartë që s’ka ndryshuar fare qëndrim, e as në rastin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Sigurishtë kjo është shqetësuese dhe duhet të reagoj edhe bashkësia ndërkombëtare.”, tha Lushtaku.

Ai ka përmendur edhe rastet kur krerët serbë kanë shkelur edhe marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në kuadër të procesit të dialogut.

Për të njëjtën Lushtaku tha se kanë bërë thirrje edhe në vizitën e tij me deputetët e Kosovës në Parlamentin Evropian.

“Perëndimi gjithmonë ka pasur shpresë që të ketë një rikthim të Serbisë nga Perëndimi dhe të shkëputet nga Rusia. Por, fatkeqësisht edhe Kosova s’po tregohet e unifikuar në këtë drejtim që të tregoj se ku pozicionet edhe Serbia në këtë pjesë. Daiplomacia e Kosovës më shumë merrët me diplomatët e vet sesa me lobin kundër Kosovës nga Serbia. Është e dështuar komplet në këtë pjesë.”, deklaroi tutje Lushtaku në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.