Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pjesët e para mbyllen baras në Superligën e Kosovës

Gazeta10
24 Shkurt 2024 - 14:08

Ballkani ka dominuar në pjesën e parë ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 22-të të elitës së futbollit kosovar.

Megjithatë, 45 minutat e parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë mes Ballkanit e Gjilanit, u mbyllën me rezultatin 1:1.

Mamadou Danfa në minutën e 18-të të ndeshjes depërtoi nga krahu i majtë dhe harkoi zhargas.

Topi shkoi te Vesel Limaj që ndali topin për kapitenin Edvin Kuç, i cili me gjuajtje të saktë realizoi për epërsinë 1:0 të kampionit të dy edicioneve të fundit në Kosovë.

Gjilani u mundua herë pas here t’i barazonte shifrat, por nuk ia arriti një gjëje të tillë.

Limajt të Ballkanit në minutën e 39-të iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Ndeshja u bë dramatike në fundin e pjesës së parë.

Oltion Bilalli i Gjilanit fitoi një top dhe vrapoi drejt portës së suharekasve, ndërsa portieri Damir Luljanoviq e ndali atë në mënyrë të palejuar.

Portieri i Ballkanit u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa gjyqtari kryesor, Ilir Mehmeti, dha penallti për mysafirët, për të cilën protestuan shumë vendësit dhe tifozët e Ballkanit.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Elvedin Heriq, që shënoi në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë për 1:1.

Baras është mbyllur edhe pjesa e parë mes Malishevës dhe Feronikelit 74 që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Në atë ballafaqim raste pati por jo edhe gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.