Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosen dy persona me armë zjarri në “Bregun e Diellit”, arrestohen tre të dyshuar

Gazeta10
15 Shkurt 2024 - 23:02

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkaq, tre persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar policia.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.