Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Plagosen dy persona në Shtërpcë, janë jashtë rrezikut për jetë, njëri është 11 vjeç

Gazeta10
06 Janar 2023 - 17:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë plagosur dy persona në Shtërpcë, ku njëri nga ta është 11 vjeç, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se ata janë palgosur nga nga persona të panjohur me armë zjarri të cilit ishin me një automjetë të udhëtarëve në lëvzije.

Më tej, bëhet e ditur se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Më tej, njoftohet se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Tutje, bëhet e ditur se aktualisht rruga që dërgon në Shtërpcë është e bllokuar nga të dyja drejtimet.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“KOMUNIKATË PËR MEDIA

Plagosen dy persona në Shtërpcë

Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.

Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policor dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

Aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.