Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Plagoset një 37-vjeçar në “Emshir”, policia jep detajet

Gazeta10
08 Janar 2023 - 22:50

Një 37-vjeçar është plagosur të dielën në mbrëmje në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, viktima është plagosur në një lokal.

Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa nuk ka bërë të ditur nëse dikush është arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.