Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – të tjerët janë në arrati

Gazeta10
27 Gusht 2024 - 23:40

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sonte në afërsi të një hoteli në Prishtinë. Për pasojë i plagosur në këmbë ka mbetur personi E.B., 49-vjeç.

Lidhur me rastin është arrestuar personi S.A., 60-vjeç, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

Sipas burimeve të Expressit i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa dyshohet se ka edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast që janë në arrati.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.