
Një person është plagosur në Sllatinë dhe i njejti është jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta10.
Në bazë të njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.
I njejti është dërguar në QKUK.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe se rasti është nën hetime. / Gazeta10