
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Sipas tyre, reagimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës ishin sikur gara se kush do të reagonte më ashpër.
KMLDNJ po ashtu thekson se e mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj, e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet./Gazeta10