Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja në Shtërpcë, Grenell shpërndan postimin e Kurtit

Gazeta10
07 January 2023 - 21:40

Ish i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shëprndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Postimi në fjalë lidhej me plagosje e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Shtërpcë.

Grenell ka shpërndarë disa postime në Twitter lidhur më këtë ngjarje duke thënë se “dhuna duhet të dënohet nga të gjithë”.

Ai ia ka bërë retweet reagimit të kryeministrit Kurti në të cilën thuhej: : “Dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve të Kosovës sot në Shtërpcë. Një i dyshuar është arrestuar dhe do të trajtohet menjëherë dhe me drejtësi nga sistemi ynë i drejtësisë. Përgëzoj policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në garantimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.   / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.