Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Plagosja në Shtërpcë, reagon Bashkimi Evropian

Gazeta10
07 January 2023 - 8:35

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon ashpër plagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë gjatë pasdites së të premtes.

Stano ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend. 

Ai ka uruar shërim sa më të shpejtë për dy të plagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri një burrë i ri, raporton Gazeta10.

“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset.

I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.